Anglia bëhet me trajner të përkohshëm

Anglia bëhet me trajner të përkohshëm

Kombëtarja e Anglisë, tashmë ka një trajner të ri. Gareth Southgate, u largua nga drejtimi, pasi humbi finalen e Europianit ndaj Spanjës.

Drejtuesit e Federatës Angleze, prej kohësh kanë nisur punën për gjetjen e trajnerit të ri, por nuk po gjejnë zgjedhjen e duhur.

Në një moment kur koha nuk premton, është vendosur të bëhet një zgjedhje e përkohshme.

Kombëtarja e Anglisë, do të drejtohet nga Lee Carsley, të paktën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që nisin në shtator.

Tekniku 50-vjeçar, nga viti 2021, drejton kombëtaren angleze U-21, ndërsa do të jetë hera e parë që do të drejtojë ekipin e parë. Lëvizja u konfirmuar nga vetë Lee Carsley.

Meqenëse jam shumë i njohur me lojtarët dhe ciklin e futbollit ndërkombëtar, ka kuptim që unë të drejtoj ekipin ndërsa FA vazhdon procesin për të zgjedhur një trajner të ri. Prioriteti im kryesor është të siguroj vazhdimësi dhe qëllimi ynë është të sigurojmë promovimin në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Lee Carsey do të jetë vetëm për Ligën e Kombeve, por nuk përjashtohet mundësia që të konfirmohet në stol edhe për të ardhmen, në rast se bind me lojë dhe rezultate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy