Atletico Madridi, nuk e harron Amrabat

Atletico Madridi, nuk e harron Amrabat

Pas huazimit tek Manchester United, parashikohet se Sofyane Amrabat do të rikthehet tek Fiorentina në fundin e sezonit.

Mirëpo merkatoja e verës ndoshta mund ti sigurojë një tjetër destinacion marokenit për arsye se Atletico Madridi ende shpreson për të përfituar shërbimet e tij.

27 vjeçari nuk ka mundur dot të shpalosë cilësitë tek ‘’ The Red Devilsat ‘’, për të cilin edhe Barcelona dhe Liverpooli janë futur në garë.

Sofyane Amrabat është i ndërgjegjshëm se një transferim në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të konsiderohej një sukses në karrierë, duke qenë se do të bëhej pjesë e një ndër ekipeve më cilësorë, në Spanjë dhe jo vetëm.

Ndërkohë, drejtuesit e ‘’ Vjollcëve ‘’ kanë filluar të fërkojne duart dhe presidenti Enrique Cerezo thuhet se do të ofrojë 20 milionë euro për ishi-n e Veronas.

Ish fituesit e Primera Division janë më të avantazhuar në krahasim me pretendentët për Sofyane Amrabat i cili duhet kujtuar se shpërtheu në Botërorin e Katarit me kombëtaren afrikane.

Tek 20 herë kampionët e Premier Leagues, nxënësi i Erik Ten Hag numëron 10 sfida në sezonin aktual, statistikë e vakët, për të cilin vera e ardhshme do të jetë determinante.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy