Notarja ruse Yulia Efimova, e cila ka fituar medaljen e argjendë në Lojrat Olimpike në Rio në stilin e bretkosës, është fërshëllyer gjatë nga tifozët pas përfundimit të garës.
Arsyeja e fërshëllimave kishte të bënte me faktin që notarja ruse u dënua për doping pak kohë më parë dhe u pezullua për një periudhë të gjatë, 16 muaj.



