
Trajneri Nevil Dede, u shpreh se ndikoi fanella e Skënderbeut, në fitoren minimale të korçarëve ndaj Egnatias.
Dede deklaroi në emisionin “Skaner Superiore”, se kjo fitore i ndihmon shumë korçarët, për tu rritur, pasi kanë një ekip me lojtarë të rinj.
Lajm i mirë që Skënderbeu është rikthyer. Në fitore, ndikoi fanella e Skënderbeut dhe miqësorja e Egnatias me Interin. Me fitoren që mori Skënderbeu, rritet si ekip, sepse di që kanë një skuadër në moshë të re.
Në dy ndeshjet e para të kampionatit, Skënderbeut mposhti minimalisht Egnatian, ndërsa Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj Kukësit.



