
Belajdi Pusi, ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Skënderbeut.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, sulmuesi falënderon klubin korçar, që sipas tij, e ndihmuan në një periudhë të vështirë.
Jeni ju që më ndihmuat në një periudhë të vështirë dhe nuk ju harroj kurrë. Falënderoj presidentin Takaj, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët, tifozët dhe miqtë e mirë në Korçë. Uroj të rikthehet sa më shpejt Skënderbeu i sukseseve të mëdha.
Pusi do të vazhdojë karrierën në Azerbajxhan, teksa ka firmosur me skuadrën e Turan Tovuz, në elitë.



