
Vazhdojnë problemet me dëmtimet te skuadra e Juventusnit në Itali.
Bardhezinjtë përballen me Sassuolon dhe për këtë takim, trajneri Massimiliano Allegri duhet të bëjë pa Juan Cuadrado.
Kolumbiani ka shfaqur probleme në stërvitje dhe për këtë arsye nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës në transfertë.
Kujtojmë se të dëmtuar janë edhe Federico Chiesa, Arthur Melo, Manuel Locatelli, Kaio Jorge, Ëeston McKennie, Federico Chiesa dhe Marley Ake.



