Dy ditë më parë në Tiranë u mbajt kampionati mbarëkombëtar i arteve marciale mikse me pjesëmarrjen e 10 klubeve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Arjan Rizaj, President i Federatës së MMA-së tha në studion e MCN Informacion se aktivitet janë domosdoshmëri për sportistët, por edhe përvojë për trajnerit dhe prindërit e të rinjve.
Aktivitetet janë domosdoshmëri dhe mundësi për sportistët, por dhe përvojë për trajnerët, stafin dhe prindërit. Sporti rritet paralelisht me të gjitha ata që e ndjekin. Ka klube që janë debutuese, sportistë që kanë emocione.
E vlerësoj pozitiv si aktivitet sa i përket anës organizative. Në ambiente sportive ka dhe tolerancë mes njëri tjetrit.
Sporti është frymë.
Gersi Aliu, pjesëmarrës në konkurs tha se kompeticioni i zhvilluar në Tiranë ishte një lloj parapërgatitje për kampionatin që do të zhvillohet në Serbi.
Ky kompeticion ishte parapërgatitje për kampionatin e ardhshëm ballkanik që do të zhvillohet në Serbi. Ishte për të thyer emocionet para Ballkanikut.
Alkeo Bici:
Unë mora medaljen Gold. Konkurrenti ishte i fortë, por unë kam bërë shumë stërvitja dhe dola me sukses. E prisja e dija që do fitoja.
Renis Hyka:
Dhe unë e prisja fitoren.
Ne kemi profesorin më të mirë në të gjithë Shqipërinë
Adelio Kapllanaj:
Edhe unë mora medalje Gold. Këtë muaj jemi stërvitur shumë. Stërvitja fillon në orën 17:30 dhe nga ora 19:30 mbaron. Dalim dhe për vrap 3 herë në javë.
Rizaj theksoi se ky sport ka nevojë për mbështetje dhe se fondet në vendin tonë ndahen me të njohur.



