
Prej kohësh Interi vijon të kërkojë një anësor cilësor për të mbushur boshllëkun e Denzel Dumfries , lojtar që me shumë gjasa do ti japë lamtumirën ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ në merkaton e ardhshme.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘, listës i është shtuar Tajon Buchanan i Club Brugges .
Kanadezi i ka bindur zikalterit , të cilët vuajnë në këtë pozicion dhe s’duan të mbesin në prapavije në vigjilie të sezonit të ri.
Duhet kujtuar se 24 vjeçari performoi në Botërorin e Katarit duke lënë gjurmë pavarësisht se Kanadaja u eleminua nga grupet.
Vlera e kartonit të lojtarit nga Brampton arrin 15-20 milionë eurot , shifër e përballueshme nga Interi parashikohet se do të arketojë 50-60 milionë euro me shitjen e hollandezit.
Objektivi i italianëve është rikthimi tek sukseset dhe njëkohësisht përsëritja e eksperiencës nën drejtimin e Antonio Contes , trainer që do të mbahet mend gjatë për arsye se uli nga froni Juventusin pas nëntë sezonesh.



