Gjasula: Nuk jemi ngopur me fitore, duam më shumë (VIDEO)

Gjasula: Nuk jemi ngopur me fitore, duam më shumë (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare synon vendin e parë në grup në Nation Legue. Një objektiv që për mesfushorin e kombëtares Klaus Gjasula është mëse i mundur, duke u nisur jo vetëm nga skuadrat që kuqezinjtë kanë përballë, por edhe besimi te lojtarët.

“Nuk kam luajtur ndonjëherë kundër këtyre skuadave dhe nuk e di sesi janë,por di caferë ekipi jemi ne.Këtë e kemi treguar edhe ndaj ekipeve të mira që kemi luajtur dhe e di cafre ekipi jemi,pasi kemi lojtarë me moshë të re dhe nuk jemi të ngopur dhe duam më shumë”.

Bundesliga ishte kampionati i parë që u rikthye të luajë dhe Gjasula ishte pjesë e formacionit titular në barazimin pa gola ndaj Duseldorfit. Ai shprehet se pavarësisht vështirësive të fillimit,u ndie mirë dhe do luftojë deri në fund për të mos rënë nga kategoria.

“Përpara ndeshjes,mes pjesëve,nga dhomat e zhveshjes e deri në fund duhët të vesh maskë dhe nuk duket sikur po luan futboll. Atë futbollin që njef:me emocione dhe me tifozë,prandaj dukej më tepër si një ndeshje miqësore. Ndaj Duseldorf u ndjeva mirë dhe çerekreshin e parë ishte pak e vështirë pasi kisha kohë pa luajtur. Morëm 1 pikë,por është më mirë sesa asnjë dhe do shohim ndeshjet në javët në vazhdim, pasi duhet të fitojmë”.

Për karakteristikat e lojës që zhvillon, Gjasula ndihet më afër kampionatit anglez dhe një kalim aty do të ishte hap përpara, por ende nuk ka gjë konkrete.

“Interesim mund të kenë shumë ekipe, por në fund quhet kush të nis një ofertë. Ende nuk kam marrë ofertë nga Anglia. Muhabet kam me disa klube, por në fund e rëndësishme është oferta”.

Prej dy vjetësh Gjasula është pjesë e Padërborn ndërsa me Kombetaren ka luajtur në 5 takime.

Më poshtë ndiqni intervistën e plotë:

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy