
Milani po punon me shumë përkushtim për ndryshimet që i nevojiten në vigjilie të sezonit të ri . Kuqezinjtë e kanë hedhur pas krahëve etapën e errët të së kaluarës dhe pjesëmarrja në Uefa Champions League thekson shtimin e kërkesave për italianët . Kësaj historie do ti bashkohen edhe largimet që janë projektuar brenda mureve të ‘’ San Siros ‘’ për ti krijuar lirshmërinë Milanit në firmosjen me elementët e duhur .
Lojtarët që kanë vendosur ti japin lamtumirën janë Gianluiggi Donnarumma , Hakan Calhanoglu, Alessio Romagnoli dhe Theo Hernandez dhe Milani do të ketë detyrën e përzgjedhjes së zëvëndësuesve idealë të tyre . Situata ekonomike nuk krijon entuziazmin e dëshiruar por Milani ka vendosur të këmbngulë për arritjen e suksesit . Një ndër lojtarët e lartpërmendur si Theo Hernandez do të lërë një boshllëk të madh sepse do të transferohet në ‘’ Parque De Prince ‘’ dhe Milani ka zgjedhur Junior Firpon për ta zëvëndësuar . Mbrojtësi nga Republika Dominikane nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe ‘’ Rossonerët ‘’ kërkojnë ta afrojnë sepse e ka kualitetin e duhur për ti ndihmuar .
Për sa i perkët ‘’ Blaugranëve ‘’ drejtuesit e tyre kanë shprehur gatishmërinë të negociojnë për çdo lojtar që nuk llogaritet nga Ronald Koeman dhe Junior Firpo është një mundësi konkrete për të reduktuar problematikat në aspektin ekonomik. 24 vjecari nga Santo Domingo pëlqehet nga Stefano Pioli i cili do të synojë ringritjen e mëtejshme të Milanit . Sezoni i zhvilluar nga Junior Firpo e ka bindur drejtorin sportiv Paolo Maldini për ta vënë në fokus .
Me Barcelonën ka regjistruar 18 ndeshje dhe 1 gol por këto statistika konsiderohen shumë të vakëta dhe Milani dëshiron t’i krijojë një shans për ti ndryshuar .



