
Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në FSHF, Fatjon Kodra, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV, para ndeshjes miqësore që Shqipëria do të luajë ndaj Azerbajxhanit.
Kodra, zbuloi arsyen pse janë zgjedhur dy kundërshtarë të lehtë për miqësoret para Europianit.
Sipas tij, kjo është prova para Italisë dhe stafin mund të provojë formacionin.

Një trajner do donte rivalë jo shumë të fortë para Europianit, për të mos rrezikuar. Në të tilla raste, ekipet pjesëmarrëse, zgjedhin rivalë të lehtë, që ndeshjet të mos jenë shumë të ngarkuara. Për këtë arsye, janë zgjedhur kundërshtarë si Azerbajxhani dhe Lihtenshtejni. Sot do ketë mundësinë të shikojë se çfarë do të dijë për Europianin.
Ky është testi i fundit para Euro 2024 dhe është mundësia më e mirë dhe ka më shumë vlera se miqësorja e parë. Grupi është i plotë, lojtarët janë të gjithë në dispozicion.
Kjo është prova e fundit para ndeshjes me Italinë. Ndeshje me shumë vlerë, sepse stafi mund të provojë formacionin për Italinë. Do provojnë edhe pjesën fizike. Duan të shikojnë formën e skuadrës. Lojtarët duhet të impenjohen sa më shumë, që të bindin trajnerin për formën e tyre.
Kodra theksoi se puna te Shqipëria, ka nisur që në momentin që u hodh shorti i Europianit.
Bëhet fjalë për Italinë, Kroacinë dhe Spanja, skuadra të forta në Europë dhe Botë. Nuk marrin pjesë sa për të kaluar turin, por futen në garë për të fituar trofeun. Puna për të përgatitur Europianin, ka nisur kohë më parë, që kur u hodh shorti.
Stafi ka ndërtuar një strategji, si Shqipëria mund të luajë ndaj këtyre rivalëve. Lojtarët janë shumë të fokusuar dhe e kanë kuptuar përgjegjësinë që kanë. Jemi të gjithë të bindur, se skuadra do të japë maksimumin.
Nuk ka eufori, skuadra është në humorin dhe formën e duhur për Europianin.
Afati i fundit për listën është ora 12 e natës. Mendoj se pas miqësores së sotme, do e zbulojë edhe Shqipëria.



