
Gennaro Gattuso, është trajneri më i ri i Marseille. Klubi francez, ka zgjedhur italianin në stol, pas rezultateve negative në këtë fillim sezoni.
Gattuso do të pasojë në stol Marcelinon, i cili u shkarkua pas paraqitjeve aspak pozitive të skuadrës.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Gattuso ka drejtuar skuadra si Sion, Palermo, OFI, Pisa, Milan, Napoli dhe Valencia.



