Tefik Osmani: Tirana e ka fituar titullin, por duam edhe Kupën

Tefik Osmani: Tirana e ka fituar titullin, por duam edhe Kupën

Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani, foli për mediat, pas shortit të Kupës së Shqipërisë, që i vendosi përballë Teutës në gjysmëfinale.

Osmani deklaroi se e quan të fituar titullin, por bardheblutë tashmë duan edhe trofeun e Kupës.

Të tre skuadrat ishin të forta. Është ndeshje shumë e rëndësishme, sepse të dyja ndeshjet të çojnë në finale. Ka një tjetër specifikë Kupa, që e arrin shumë shpejt një trofe. Nuk është si kampionati që janë shumë ndeshje. Do ta vlerësojmë në maksimum dhe besoj se do të dalim me sukses.

Të them të drejtën, si stafi dhe unë mendojmë se titullin kampion e kemi fituar si dhe Superkupën. Besoj se do të ishte e bukur që të fitonim edhe Kupën.

Osmani zbuloi se Tiranës nuk i lejohet të luajë në “Air Albania”, pasi ngjarjeve të ndodhura në derbi, ndërsa shtoi se ndeshjet do të luhen në Elbasan.

Unë e përmenda dhe më përpara. Të tre skuadrat janë të forta. Normalisht ai që do jetë në finale me ne, besoj se do e meritojë plotësisht.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme ajo me Erzenin në fundjavë. Dihet që skuadra e Erzenit është surpriza e kampionatit. Normalisht që në çdo ndeshje futemi për tre pikë dhe shpresoj e besoj që t’ia arrijmë qëllimit.

Është marrë një vendim që stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbyllur për shkak të problemeve që ndodhën në derbi. Normalisht që ne kemi luajtur dhe ndeshje të tjera në Elbasan. Vërtet fusha është fantastike. Ambienti pothuajse është njësoj. Nuk besoj se do të ketë problem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy