Objektivat e Arsenalit për sulmin

Objektivat e Arsenalit për sulmin

Skuadra e Arsenalit nuk po kalon një moment të mirë në lidhje me repartin e avancuar dhe traineri Mikel Arteta kërkon domosdoshmërisht ndryshime në merkaton e janarit .

‘’ Topchinjtë ‘’ janë drejt rikuperimit të versionit më të mirë të tyre dhe kërkojnë ta përforcojnë figurën në fazën e dytë të sezonit për të dëshmuar se e meritojnë rikthimin në Champions League . Me vetëm një pikë larg kompeticionit të dëshiruar në 14 javët e zhvilluara është akoma herët për të përcaktuar si do të shkojnë gjërat por të besuarve të trainerit spanjoll i duhet të derdhin shumë djersë për të siguruar një vend në 4-she.  

Fakti se Alexandre Lacazette e ka deklaruar tashmë se do ti japë lamtumirën ‘’ Emirates ‘’ në fundin e sezonit ka vënë në lëvizje kryeqytetas për të arritur me shpejtësi akordin me lojtarët që përshtaten me filozofinë e numrit një të pankinës .  Sipas ‘ Standart Sport ‘ ndër të preferuarit e 39 vjeçarit për ti dhënë fund këtij problemi  janë Jonathan David dhe Dominic Calvert -Lewin .

Kanadezi ka reflektuar shumë personalitet në fushë duke i dhënë privilegjin Lilles të ketë në përberjë një lojtar shumë cilësor dhe parashikohet se e ardhmja e 21 vjeçarit shumë shpejt mund të ndryshojë  destinacion për t’iu bashkuar një skuadre të elitës . 

Ndërsa në lidhje me Dominic Calver -Lewin  duhet theksuar se është objektivi i dytë i londinezëve . Paraqitjet e mrekullueshme tek Evertoni nëse do të  vijojnë në këtë nivel mund t’ia rrisin vlerën e kartonit anglezit por duhet parë se çfarë qëndrimi do të kenë drejtuesit e 13 herë kampionëve të Premier Leagues në lidhje me ofertën për talentin e ‘’ The Toffees ’’.  

Fakti i mospjesëmarrjes në Europë në sezonin aktual  sigurisht që do të mbetet një njollë në historikun e Arsenalit , skuadër e cila ndër vite as që e ka diskutuar përfshirjen  sidomos në Uefa Champions League  ku ka treguar forcën e karakterit  . Deri më tani Jonathan David ka arritur shifrën e 12 golave  në 22 ndeshje me Lillen ndersa Dominic Calvert – Lewin  në 3 ndeshje e ka dërguar 3 herë topin në fundin e rrjetës .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy