
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, foli për mediat, pas listës për dy ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Finlandës.
Për Rashicën, trajneri kuqezi u shfaq shumë i lumtur që zgjodhi Shqipërinë, ndërsa shtoi se gjithmonë janë marrë lojtarë nga Kosova, ndërsa e kanë ata në dorë të bëjnë zgjedhjen e tyre.
Në lidhje me Ibrahimoviç, Bushi deklaroi se është kontaktuar, por ndoshta pret ende Gjermaninë dhe për këtë arsye nuk është i grumbulluar.
Rashica është ditëlindja 2004 po ashtu dhe Beqja. Mendoj që janë lojtarë të perspektivës, lojtarë shumë të mirë. Rashica është hera e parë që vjen me ne, ka qenë lojtari i të rinjve të Kosovës. Unë e falënderoj që ka zgjedhur të luajë me Shqipërinë, vetë lojtari kishte kënaqësi të luante me Shqipërinë. Shpresoj që t’i dali sa më shpejt pasaporta dhe ta kemi gati për ndeshjen e radhës. Shqipëria nuk është se ka shumë lojtarë të rinj, nga kampionati nuk është se i japin shumë hapësirë të rinjve dhe ky është një problem i madh për ekipin Kombëtar U-21 sepse nuk ka ku të kërkojë lojtarë, prandaj jemi munduar të shikojmë gjithmonë jashtë. Edhe pak lojtarë që aktivizohen në kampionatin shqiptar, nuk është se punohet shumë me ata nga ana individuale, për t’i rritur si fizikisht, si teknikisht, si taktikisht.
Çdo lojtar shqiptarë kudo që është, në çdo kampionat të Europës ne e kontaktojmë. Nuk diskutohet fare që ka patur kontakte Shqipëria për Arijon Ibrahimovic. Për arsye të njëanshme të lojtarit, mund të presë Gjermaninë ose diçka tjetër, për këtë arsye nuk është thërritur. Por çdo lojtar shqiptarë që është në kampionatet e Europës që luan dhe ka nivel për ekipin Kombëtar është i kontaktuar 100 % nga ne.
Ne kemi marrë gjithmonë lojtarë shqiptarë nga Kosova. Nuk po marrim vetëm tani që ekipi A ka rezultate. Është zgjedhja e tyre, ne thjesht i kontaktojmë. Jo për të bërë polemika, por ne thjesht i kontaktojmë nëse ata kanë dëshirë të vijnë të luajnë për Shqipërinë. Është një luks i madh që një lojtar të ketë mundësi të zgjedhë mes dy ekipeve, Kosovës dhe Shqipërisë. Të dyja Kombëtaret janë njësoj. Siç ne na bëhet qejfi kur Kosova ecën mirë, edhe atyre u bëhet qejfi kur Shqipëria bën mirë.
Roço Vata? Nuk është mirë të flas për një lojtar që luan për Irlandën.



