Sulmuesi argjentinas, Angel Di Maria, është prezantuar ditën e sotme, si lojtari më i ri i Juventusit.
34-vjeçari u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se mendon vetëm për bardhezinjtë dhe u transferua në Torino, për të fituar sa më shumë.
Kurrë mos thuaj kurrë. Në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt. Çdo gjë me Juven po shkon shumë mirë që nga kontaktet e para. Tani le të mendojmë për këtë vit. Le të përpiqemi të fitojmë sa më shumë të mundemi dhe më pas koha do të jetë ajo që do të mendojë për të ardhmen.
Mendja ime tashmë është vetëm te Juventusi. Erdha këtu për të fituar dhe për të punuar me një klub të madh. Më vonë do të mendoj për kombëtaren.
Gjithashtu Di Maria zbuloi edhe arsyen, pse vendosi të transferohej te skuadra e Juventusit.
E zgjodha Juventusin sepse është klubi më i madh në Itali dhe kanë mundur të fitojnë aq shumë tituj. E di që është një skuadër e fortë dhe unë dua të jem pjesë e saj. Nëse ata më kanë kërkuar, atëherë do të thotë që unë isha pjesë e planeve të tyre.



