Paris St Germain mendon për Federico Chiesan

Paris St Germain mendon për Federico Chiesan

Pa dyshim që deri më tani , duke iu referuar merkatos së verës, Paris St Germain ka rezultuar një ndër protagonistët absolutë të saj . Francezët konsiderohen pretendentë për të fituar çdo titull gjatë këtij sezoni, me fokusin kryesor tek Champions League, fiksimi i Nasser Al Khelaifit. Largimi i Neymar Juniorit në Arabinë Saudite e ka vënë menjëherë në lëvizje drejtorin sportiv Luis Campos për gjetjen e zëvëndësuesit. Sipas italianes ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ portugezi ka filluar negociatat me Juventusin për Federico Chiesan, sulmues që preferohet nga Luis Enrique. Italianët kanë përcaktuar 50 milionë euro për ishi-n e Fiorentinës, determinant në metrat e fundit tek ish rekordmenët e Scudettos, i cili u penalizua nga dëmtimi i pësuar në gju por me kualitetin që e karakterizon besohet se do të rikthehet në atë lojtarin determinant si në të kaluarën. Hyrja në garë e ‘’ Les Pariziens ‘’ e vë në dyshim qëndrimin tek bardhezinjtë, të cilët mund ta shëndërrojnë në një ndër transferimet më të bujshëm në ditët e mbetura të merkatos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy