
Kukësi është fituesi i super sfidës së javës së 13-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur një rival direkt për luftën për titullin si Skënderbeun.
Verilindorët triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj kampionëve të Shqipërisë në sfidën që u zhvillua në stadiumin e Kamzës.
Një tre pikësh i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu, të cilët tashmë janë me pikë të barabartë me korçarët që po kalojnë një krizë rezultatesh duke marrë humbjen e dytë rradhazi.
Heroi i fitores për ekipin e Kukësit ishte Ëilliam i cili ekzekutoi në mënyrë të saktë një 11 metërsh të shkaktuar nga portieri Teqja.
Me këtë sukes Kukësi ngjitet në vendin e tretë me 30-pikë, po aq sa ka dhe Skënderbeu që pozicionohet në vendin e dytë po me 30-pikë.



