
Drejt fundit të kontratës me Marseillën dhe me një të ardhme brilante përpara , për Boubacar Kamaran s’kanë të ndalur lajmet e mira . Atletico Madridi e konsideron një domosdoshmëri afrimin e lojtarëve që mund të qetësojnë situatat e rënduara në mbrojtje dhe drejtuesit e spanjollëve do të kërkojnë ti japin fund kësaj marrëveshje në ditët e mbetura të merkatos.
22 vjeçari ka bërë mjaftueshëm tek francezët për të marrë vëmëndjen e Diego Simeones dhe ‘’ Los Colochoneros ‘’ kërkojnë të provojnë forcën e tyre në një kohë shumë të shkurtër .
Sipas gazetarit Nicolo Schira , presidenti Enrique Cerezo e ka hapur thesin me një ofertë prej 5 milionë eurosh e cila gjatë kohës mund të shoqërohet me bonuse në varësi të rendimentit të Boubacar Kamaras tek një ekip ku duhet të japësh gjithmonë maksimumin për t’ia fituar zemrën ‘’ El Cholos ‘’.
Me vetëm një shkatërrues , ishi i River Plates nuk mund të pajtohet kurrsesi dhe Boubacar Kamara është favoriti kryesor për të mbuluar këtë pozicion që e ka shqetësuar shumë në ndeshjet e fundit .
Ylli i Marseilles i ka dhënë rezultatet në ‘’ Velodrome’’ dhe sigurisht do të ishte një mbështetje shumë e madhe për Geoffrey Kondogbian tek një skuadër e cila kërkon të jetë protagoniste absolute në çdo sezon.
146 ndeshje , 4 gola dhe 5 asiste gjatë eksperiencës 5 vjeçare tek bardhekaltërit e kanë impulsuar edhe Manchester United për tu hedhur në sulm për marsejezin , fakt që e shëndërron në një betejë shumë të ashpër në ditët vendimtare të merkatos .
Larg mbrojtjes së titullit dhe të eleminuar nga Kupa e Mbretit , madrilenët nuk pranojnë të dorëzohen sepse fatmirësisht drejtohen nga një ndër më të mirët në training i cili konsiderohet me meritë traineri më i suksesshëm në historinë e ‘’ Rojiblancos ‘’.



