“Jam gay. Shpresoj të më respektoni”, ishte ky postimi i publikuar në profilin e Iker Casillas, që bëri bujë të madhe.
Të shumta ishin reagimet në internet pas këtij postimi, ndërsa nga profili i ish-portierit u larguan plot 3 milionë ndjekës duke i bërë “unfollow”.
Megjithatë, postimi nuk është bërë nga Casillas, pasi në një reagim të këtij të fundit, thuhet se ishte hakuar faqja e tij, të cilën e ka marrë sërish, ndërsa i kërkon ndjesë fansave të tij dhe ka fshirë postimin.
Llogaria e hakuar. Për fat gjithçka është në rregull. U kërkoj falje të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, edhe më shumë ndjesë komunitetit LGTB.



