Busquets zgjedh destinacionin e ri

Busquets zgjedh destinacionin e ri

    Eksperienca e Sergio Busquets me Barcelonën do të përfundojë  me mbarimin e sezonit aktual .

Inter Miami i David Beckham e ka bindur spanjollin  i cili finalizon kontraten në 30 qershorin e 2023-shit.

Sipas ‘ Sport ‘ oferta e katalanasve për rinovimin me  34 vjeçarin nuk ia ka përmbushur pritshmëritë dhe Major League Socceri do të jetë streha e re e ish kampionit të botës dhe Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’.

Në vitet e fundit kampionati amerikan ka fituar shumë famë për arsye të transferimeve të lojtarëve që lanë gjurmë në Europë në të kaluarën dhe kjo tendencë vijon në rritje dhe natyrisht ia rrit vlerat  këtij futbolli.

Sergio Busquets e ka zhvilluar të gjithë karrierën tek ‘’ Los Cules ‘’, me të cilët fitoi çdo trofe por tashmë vendimin e ka marrë dhe Inter Miami do të shtojë kualitetin me një ndër mesfushorët më cilësorë të dalë nga akademia e ‘’ La Masias ‘’.

‘’ Azulgranët ‘’ sigurisht nuk kanë qëndruar në vendnumëro por tashmë kanë filluar punën për ti gjetur një zëvëndësues Sergio Busquets , detyrë shumë e vështirë për drejtorin sportiv Mateu Alemany pasi mesfushori i lindur në  Sabadell konsiderohet tejet i veçantë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy