Ndryshe nga çfarë ishin krijuar pritshmëritë Vllaznia e futbollit të femrave nuk ia ka dalë të kualifikohet në 32 skuadrat më të mira të Champions League. Kjo pasi vajzat shkodrane janë mundur në Loro Boriçi me rezultatin 0-2 nga skuadra e Minsk, kampiones së Bjellorusisë.
Miqtë shënuan nga një gol në të dy pjesët, ndërsa nga minuta e 54 luajtën me një lojtare më pak për shkak të kartonit të kuq për autoren e golit të parë. Pavarësisht kësaj vajzat kuqeblu nuk arritën të barazonin, ndërsa më pas pësuan edhe golin e dytë.
Sezonin e kaluar Vllaznia kishte mundur të kalonte turin e dytë kualifikues, duke u kualifikuar në 32 skuadrat më të mira të Europës, ndaj ky rezultat konsiderohet edhe si dështim.



