
E ardhmja e Edinson Cavanit tek Boca Juniors është vënë seriozisht në pikpyetje.
Për ‘’ El Matador ‘’ ekzistojnë ende pretendentë dhe në fakt drejtuesit e Almerias kanë nisur ofensivën për shërbimet e tij.
39 vjeçari mund të rikthehet në Spanjë, kampionat të cilin e njeh shumë mirë duke qenë se në të shkuarën ishte pjesë e Valencias.
Almeria pretendon të ngjitet në Primera Division, e cila do të përballet kundër Malagas në fazën e Play Offit.
Sigurisht ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë të ndërgjegjshëm se vetëm nëse përfaqësohen në elitën e futbollit spanjoll sezonin vijues do ta arrinin marrëveshjen me golashënuesin nga Salto, i cili në të shkuarën u aktivizua me ekipe të njohur në kontinentin e vjetër.
Një pengesë që mund të hasin spanjollët është paga e lartë e ishi-t të Napolit të cilët gjithsesi janë të gatshëm ti ofrojnë protagonizëm.
Pavarësisht moshës, nuhatja përpara portës, të qënit tejet i rrezikshëm dhe një garanci për vijimësinë janë disa komponentë që ia rrisin vlerat gjigandit të ofensivës, i cili ka zhvilluar katër sezone me të ashtuquajturit ‘’ Los Xeneizes ‘’.



