Martini: I kënaqur me fitoren ndaj Kukësit, por jo me lojën

Martini: I kënaqur me fitoren ndaj Kukësit, por jo me lojën

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas fitores me Kukësin.

Martini deklaroi se është i kënaqur me fitoren, por jo me lojën që tregoi skuadra.

Jam i kënaqur për pikët, por jo për lojën. Duhej që ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë. Në pushim diskutuam që duhet të mbanim ritmin. E fituam ndeshjen pak para se të përfundonte. Nuk jam i kënaqur me pjesën e dytë, por kemi 3 ndeshje të vështira që janë si finale për ne.

Jam i sigurt që do isha më mirë në organikë nëse do isha nga fillimi këtu. E kam thënë që nuk kemi pasur fatin në anën tonë. Në organikë do kishim qenë 100% ndryshe.

Unë mendoj se Partizani ka formë më të mirë për momentin. Tirana vjen pas një goditje në Kupë, është derbi nuk i dihet, por shoh më të favorizuar Partizanin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy