
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht me shifrat e thella 0-5 nga Tirana.
Tetova deklaroi se pas kartonit të kuq nga Albano Aleksi, kishte disa tolerime nga skuadra, të cilët do të analizohen në vijim.
Normalisht vijmë nga një gjysmë e mirë, por një mbyllje e keqe që dhemb. Mendoj që deri në minutën që doli Aleksi me të kuq, kishim momente të mira, por pas daljes me të kuq kishte tolerime që nuk di ta përcaktoj fiks pas analizës.
Mbas 0-2 i kërkova ekipit që të ishte gjithë kohës në mbrojtje. Por do e shikoj e do e analizoj më mirë.
Lojtarët janë të gjithë të rëndësishëm për skuadrën. Kjo nuk do të thotë që lojtarët që hyjnë të mos e bëjnë detyrën. Me lojtarët që duhet të prekin fushën duhet më shumë sakrificë për të zënë vendin e titullarit.
Mendoj se për Pauluaskas ka ofertë, por nuk kam informacion më të thellë. Për të tjerët, nuk kemi largime.



