Parisi i shpall luftë Barcelonës

Parisi i shpall luftë Barcelonës

  Barcelona nuk do të jetë e vetmja skuadër e interesuar  për yllin e Vasco da Gamas Andrey Santos .

Ashtu siç ka ndodhur rëndomtë gjatë merkatove , me kalimin e kohës  është zgjeruar interesi për talentët e rinj , sidomos ato përtej kontinentit të vjetër .

Paris St Germain do të kërkojë t’i prishë punë spanjollëve duke përfituar nga potenciali ekonomik për të firmosur me 18 vjeçarin.

Një ndër politikat e ‘’ Les Pariziens ‘’ është afrimi i talentëve të cilët do të jenë përfaqësuesit e francezëve në të ardhmen .

Andrey Santos ka shkëlqyer në Brasileirao dhe Christophe Galtier e ka dhënë menjëherë ‘ Ok ‘ për transferimin e tij në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe ndoshta shumë shpejt , pikërisht në merkaton vijuese do të jetë një ndër blerjet më interesante të kampionëve në fuqi të Ligue 1 , sigurisht nëse rrjedha e ngjarjeve do ti lërë në prapavijë ‘’ Blaugranët ‘’.

 Parizienët ende po mendojnë një ofertë në adresë të Vasco da Gamas dhe duke njohur Nasser Al Khelaifin arrihet në konkluzionin se mund të rezultojë bindëse , për një ndër talentët më të mëdhenjë të Brazilit , e ardhmja e të cilit parashikohet në futbollin më kompetitiv në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy