
Rendimenti impresionues i Javi Guerras me Valencian, i cili fatkeqësisht do të mungojë në ndeshjen vijuese për arsye se u ndëshkua me kartonin e kuq kundër Getafes, tanimë është pasuar me interesin e Manchester United.
Sipas ‘ The Mirror ‘ , ‘’ The Red Devilsat ‘’ po e monitorojnë me kujdes 20 vjeçarin, të kërcënuar në njëfarë mënyre nga Newcastle, tjetër pretendent potencial për të marrë shërbimet e spanjollit.
Situata delikate e bardhezinjve në aspektin ekonomik, natyrisht pritet të pasohet edhe nga largimet e mundshme nga ‘’ Mestalla ‘’ në merkaton e dimrit dhe duke iu referuar ndeshjeve të zhvilluara nga Javi Guerra dhe interesit të ekipeve në fjalë, për Valencian ndoshta shitja e mesfushorit mund ta qetësojë paksa atë.
Do të jetë një duel titanësh , edhe pse ‘’ Las Urracas ‘’ jane momentalisht klubi më i pasur i botës por gjithashtu 20 herë kampionët e Premier Leagues janë një ndër më të famshmit në futboll.



