Higuan nxjerr Chelsea nga kriza, fitore me goleadë ndaj Huddersfield (VIDEO)

Higuan nxjerr Chelsea nga kriza, fitore me goleadë ndaj Huddersfield (VIDEO)

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Arsenal dhe Bournemouth, Chelsea është rikthyer te fitorja duke mposhtur Huddersfield me rezultatin e pastër 5-0.

Ishte një sfidë e dominuar nga Blutë, të cilët zhvilluan një ndeshje që padyshim do të ketë kënaqur trajnerin Maurizio Sarri.

Higuain debuton me dopietë në Stamford Bridge, ndërsa dy golat e tjerë janë shënuar nga Eden Hazard. Edhe belgu më në fund bën një paraqitje të madhe. Ndërsa golin e pestë e ka shënuar David Luiz me kokë.

Sulmuesi argjentinas është lojtari i parë i Chelsea-t që ka shënuar një dopietë në debutimin në shtëpi në një ndeshje të kampionatit që prej Mario Stanic ndaj Ëest Ham në gushtin e vitit 2000.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vend të katërt me tre pikë më shumë se Arsenal që ka një ndeshje më pak.

Në ndeshjet e tjera, Brighton barazoi 0-0 ndaj Ëatford brenda, skuadra vendase vazhdon të kërkojë fitoren teksa në pesë sfidat e fundit ka tre humbje dhe dy barazime.

Burnley ka barazuar në sekondat e fundit 1-1 ndaj Southampton në luftën për të mos rënë nga kategoria.

Crystal Palace ka mundur 2-0 Fulham brenda në Selhurst Park, ndërsa Everton zhgënjen përsëri, këtë herë është mposhtur nga Ëolves 3-1 brenda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy