
Reali gjithmonë është shquar si një ndër akademitë më të rëndësishme në futboll dhe ‘’ Galaktikët ‘’ vijojnë të shkëlqejnë në këtë aspekt .
Mbrojtësi Miguel Gutierrez arriti të spikasë shumë shpejt duke ia mbushur mendjen Zinedine Zidanes se duhet ti jepte një mundësi në ekipin e parë, të cilën nuk e ka shpërdoruar.
Kohët kanë ndryshuar sepse rikthimi i Carlo Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i ka shkaktuar pakënaqësi 20 vjeçarit i cili mbetet larg paraqitjeve me të famshmin ‘’ Zizou ‘’ dhe shpreson të dalë shumë shpejt nga gropa ku ka rënë .
Humbja e pikëve tek ‘’ Los Blancos ‘’ është rikompensuar me interesin e Chelseas , Tottenhamit dhe Arsenalit , ekipe që do të zhvillojnë një tjetër derbi londinez për Miguel Gutierrez .
Klauzola e prishjes së kontratës me spanjollët arrin 40 milionë eurot , dhe Arsenali për pak sa nuk befasoi në verën e kaluar por ende shpreson se shumë shpejt mund t’ia hapë dyert e ‘’ Emirates Stadium ‘’ .
Mungesa e aktivizimit po e dëmton madrilenin për të cilin pritet një reagim inmediat nga drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ sepse është lënë në harresë nga ishi i Milanit dhe kjo situatë sigurisht s’mund të vijojë me këtë ritëm .
Prentendentët janë një mundësi që duhet të shfrytëzohet nga Real Madridi sepse mund të fuqizojnë arkat e më pas të vijohet lufta për prurjen e elementëve të rinj për të vijuar më të sigurtë drejt rikthimit tek sukseset .



