
Tentativat nuk kanë të ndalur tek Barcelona e cila po i shton përpjekjet për të befasuar në të ardhmen .
Shumë lojtarë po analizohen nga Xavi Hernandez por spanjolli e ka ndalur hapin tek mesfusha , repart që ka nevojë për tu rifreskuar.
Sipas ‘ Sport ‘ Christopher Nkunku dhe Mason Mount konsiderohen një risi në djepin e futbollit dhe lideri i pankinës i ka përfshirë në listë . Mesfushori i Leipzigut ka patur shumë fat gjatë këtij sezoni në të cilin po shpërthen dhe e ka rritur shumë nivelin në lojë.
Gjermanët e konsiderojnë çelësin e sukseseve francezin dhe nuk do të dorëzohen lehtë , fakt që i ka bërë të përcaktojnë 75 milionë euro , shifër që ‘’ Blaugranët ‘’ po tentojnë medoemos ta reduktojnë.
Pas tij është edhe talenti anglez Mason Mount , shitja e të cilit do të ishte një lehtësim i përkohshëm për Chelsean duke qenë se është në një situatë serioze për sa i përket aspektit ekonomik.
Largimi i Roman Abramovich nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ka rezultuar një katastrofë për këta të fundit dhe largimi i lojtarëve me peshë bëhet i domosdoshëm për rigjenerimin e ekonomisë.
Vlera e 23 vjeçarit në merkato arrin 75 milionë eurot por ‘’ Los Cules ‘’ duan të përfitojnë nga kjo situatë për ta larguar për më pak para nga ‘’ Stamford Bridge ‘’, aty ku sot po përjetohet një zhgënjim shumë i madh sidomos pas sezonit të kaluar në të cilin djemtë e Thomas Tuchel ngritën për herë të dytë trofeun e Champions Leagues .



