
Largimi i mundshëm i Casemiros nga ‘’ Old Trafford ‘’ në merkaton e verës, do të krijojë një boshllëk në mesfushën e Manchester United.
Traineri Erik Ten Hag ka reaguar menjëherë, i cili e ka gjetur një element bindës në Ligue 1.
Youssouf Fofana është paraqitur shumë mirë tek Monaco, fakt i mjaftueshëm për tu pretenduar nga 20 herë kampionët e Premier Leagues.
Drejtuesit e monegaskëve të ndërgjegjshëm për potencialin e anglezëve, tanimë e kanë bërë me dije pretendimin për francezin, i cili arrin 25 milionë eurot.

Që prej kalimit nga Strasbourg në ‘’ Luigjin e Dytë ‘’ 25 vjeçari e ka konsoliduar vendin e titullarit, skuadër me të cilën ka zhvilluar pesë sezone, 174 sfida, 4 gola dhe 15 asiste.
Rendimenti i cili s’ka nevojë për koment ia ka hapur dyert Youssouf Fofanas edhe tek kombëtarja e ‘’ Gjelave ‘’, nënkampione e botës në fuqi.
Kontrata i përfundon në korrikun e 2025-sës dhe për Monacon merkatoja e verës do të jetë një shans që s’duhet humbur për tu përforcuar me shitjen e tij.
Një kalim në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ fillimisht do të shoqërohej me një përfitim ndryshe në aspektin ekonomik dhe ndoshta në atë sportiv mund të ketë shansin e fitimit të titujve kolektivë në të ardhmen e afërt.



