Liverpooli , interes për Tchouameni

Liverpooli , interes për Tchouameni

Ulje-ngritjet e shpeshta të Aurelien Tchoaumenit në këtë sezon kanë filluar ti shqetësojnë drejtuesit e Real Madridit .

Megjithatë , cilësitë e padiskutueshme në mesfushë vijojnë ti garantojnë pretendentë francezit , për të cilin sipas ‘ El Nacional ‘ , Liverpooli është futur në garë .

Jurgen Klopp e konsideron të domosdoshëm shtimin e forcave në mesfushë dhe ishi i Monacos mund të jetë një ndër transferimet e bujshme të ‘’ The Redsave ‘’ gjatë merkatos së verës.

Stili i lojës së 23 vjeçarit preferohet nga strategu gjerman por ‘’ Galaktikët ‘’ do të tentojnë qëndimin për më gjatë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Gjithsesi , s’duhet përjashtuar se nëse arrihet akordi me Jude Bellingham , mund të hapet drita jeshile për largimin e lojtarit nga Rouen , i cili u transferua tek ‘’ Los Blancos ‘’ në verën e kaluar për shifrën e 80 milionë eurove.

Prej kohësh Liverpooli po has vështirësi , sidomos në lidhje me titujt dhe merkatoja e verës do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për të tentuar në sezonin vijues thyerjen e akullit, në Angli dhe Europë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy