Grealish , afër Manchester City-t

Grealish , afër Manchester City-t

Prej disa javësh tashmë Manchester City është drejt fundit të një transferimi të ëndërruar i cili me siguri  do të shkaktojë shumë risi tek anglezët .   Flitet për Jack Grealish , një ndër lojtarët më të mirë të Premier Leagues që ka ditur të spikasë me një skuadër të dorës së dytë siç është Aston Villa . 25 vjeçari  shikohet si një element shumë produktiv  dhe Pep Guardiola ka vënë në dijeni drejtuesit për ta transferuar me çdo kusht në  ‘’ Etihad Stadium ‘’ sepse do të ishte një plus drejt arritjes së objektivave.

Pa dyshim që kryeqytetasit kanë vënë një barrierë që ndoshta City do ti gjejë shumë shpejt zgjidhje për shkak të potencialit ekonomik që disponon dhe drejtuesit e tyre janë  shprehur të gatshëm ti paguajnë Aston Villas plot 100 milionë euro .

Qëllimi i Pep Guardiolas është zbarkimi sa më i shpejtë i Jack Grealish në Manchester për të debutuar në finalen e Community Shield kundër Leicester City e parashikuar të luhet  në  7 gusht .  Megjithatë orët e fundit e kanë ndryshuar rrjedhën e  ngjarjeve  tek Manchester City sepse sipas  ‘’ The Telegraph ‘’  sheikët e tyre kanë vendosur  ta ngrejnë stekën  në 117 milionë euro  duke i dhënë më tepër impakt këtij objektivi   .   

Ky hap i ka motivuar kampionët në fuqi të  Premier Leagues të cilët  do të kërkojnë të  bëjnë një tjetër çmenduri për  golashënuesin  Harry Kane që mbetet i preferuari i Pep Guardiolas  .

12 gola dhe 7 asiste në 27 ndeshje janë stastistika mjaft premtuese për Jack Grealish por të jesh një hap larg    Manchester City-t  thekson një privilegj  dhe  eksperienca e marrë në tërë këto vite me siguri do t’ia hapë rrugën drejt suksesit talentit britanik .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy