Xavi Hernandez, deklaron të ardhmen

Xavi Hernandez, deklaron të ardhmen

Në orët e fundit Xavi Hernandez e ka zgjidhur të ardhmen. 

Ishi i Barcelonës prej disa kohësh është tentuar nga disa ekipe, kryesisht në Arabinë Saudite dhe gjithashtu nga Manchester United. 

Ish kampioni i Europës dhe botës me Spanjën ka vendosur të qëndrojë në kontinentin e vjetër dhe sipas ‘ CaughtOffside ‘, thuhet se do të vihet nën drejtimin e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’. 

Presioni mbi Ruben Amorim për faktin e rezultateve të dobëta duket se do ti vërë pikën eksperiencës në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe duhet thënë se 20 herë kampionëve të Premier Leagues i duhet një trainer i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit.

Pikërisht 45 vjeçari ka fituar disa trofe të rëndësishëm me Al- Sadd të Katarit dhe gjithashtu një Superkupë dhe La Ligan me ‘’ Los Cules ‘’. 

Duhet thënë se Premier League është një ndër kampionatet më të bukur të botës dhe krerët e Manchester United pretendojnë të rikthehen me çdo kusht dhe sa më shpejt tek sukseset. 

Mbërritja në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ do të kishte një domethënie të veçantë, sidomos referuar stilit të lojës, i cili bazohet në qarkullimin e topit, presionin dhe daljen efektive në kundrasulm. 

Refuzimi i ofertave astronomike nga Arabia Saudite tregon se Xavi Hernandez do ti ngjisë shkallët në karrierë në futbollin më kompetitiv në botë, ndoshta tek një ndër klubet më të pasur në këtë sport.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy