
Sforcoja e Chelseat në lidhje me mbrojtësin Jules Kounde kanë rezultuar të pareshtuara në kohët e fundit pa harruar rëndësinë e francezit tek Sevilla . Andaluzët nuk i janë shmangur për asnjë moment kërkesës prej 70 milionë eurosh për ta larguar 22 vjeçarin nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ .
Thomas Tuchel ka vendosur të këmbngulë deri sa të plotësojë nevojën e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe ka deklaruar opsionin B. Sipas ‘’ The Sun ‘’ janë dy alternativat e Chelseat për fuqizimin e mbrojtjes . I pari është Matthijs de Ligh .
Hollandezi është preferuar si alternativa b e Massimiliano Allegri dhe vendimi i italianit i ka shkaktuar shumë pakënaqësi . Kryeqytetasit duan t’ia ndryshojnë të ardhmen ishi-t të Ajaxit për të cilin Juventusi pagoi 85 milionë euro në verën e 2019-tës .
Karakteristikat e qëndërmbrojtësit janë ideale për lojën që zhvillohet në Premier League e cila është shumë fizike dhe e shpejtë .
Pas tij është Marquinhos . Braziliani po shijon një moment unik tek Paris St Germain dhe tek ‘’ Seleçao ‘’ dhe me të drejtë britanikët duan ta transferojnë në ‘’ Stamford Bridge ‘’. Mirëpo fakti se është një lojtar kyç prej shumë sezonesh tek kuq e blutë , ‘’ Les Pariziens ‘’ me siguri do të ndërmarrin aksionet për të evituar largimin e brazilianit .
Rëndësia në skemat e Mauricio Pochettinos është një arsye e fortë për të siguruar qëndrimin e 27 vjeçarit në ‘’ Parque de Prince ‘’ sidomos tani që Paris St Germain është drejt formimit të një skuadre yjesh .
Një tjetër element që e ndërlikon largimin e ishi-t të Romës nga Franca është vlera e kartonit prej 75 milionë eurosh.
Nisma ndërmarrë nga drejtuesit e parizienëve me qëllimin e fitimit të Champions Leagues ka patur shumë benefite gjatë saj por presidenti Nasser Al Khelaifi është gjithmonë në gatishmëri të shtojë investimet për ta shijuar trofeun e këtij turneu për të parën herë në histori .



