Tottenham Hotspur, ofensivë për Takefusa Kubon

Tottenham Hotspur, ofensivë për Takefusa Kubon

Gjatë merkatos së verës Tottenham Hotspuri pritet të jetë një ndër protagonistët në Premier League. 

‘’ Gjelat e Londrës ‘’ pretendojnë të konsolidohen në çdo repart dhe objektivi i rradhës është Takefusa Kubo.

 Mesfushori ka bërë mirë në rradhët e Real Sociedadit dhe po zhvillon sezonin e katërt në ‘’ Reale Arena ‘’. 

Dyert e ‘’ White Hart Lanes ‘’ janë hapur për japonezin i cili konsiderohet një vlerë e shtuar nga Roberto de Zerbi.

 Mënyra se si e intepreton lojën është e duhura për një kampionat si ai anglez duke qenë se është mjaft teknik, i shpejtë dhe shumë i vështirë për tu markuar në duelet një kundra një. 

Nëse i referohemi londinezëve duhet thënë se gjatë këtij sezoni kanë patur një performancë e cila ka lënë për të dëshiruar, momentalisht të tretët nga fundi, pas 31 sfidave. 

Natyrisht që në javët e mbetura do të luftohet për qëndrimin në elitën e futbollit anglez ndërsa për aziatikun Daniel Levy thuhet se do të ofrojë rreth 40-50 milionë euro.

 Gjithçka do të varet nga rezultatet vijuese të ‘’ The Whites ‘’ të cilët nuk janë ekipi i dikurshëm, protagonist në Angli dhe në kompeticionet europiane. 

Ishi i Mallorcas në sezonin aktual me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ ka kontribuar me 2 gola dhe 4 asiste në 21 sfida të cilat kanë rikonfirmuar cilësitë e padikutueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy