
Shkëlqimi nën drejtimin e Xabi Alonsos e ka shëndërruar Florian Wirtz në një prioritet për Bayern Munchen në merkaton dimërore.
19 vjeçari konsiderohet një ndër talentët e Bundesligës , për të cilin edhe Real Madridi me Barcelonën do të zhvillojnë një tjetër ‘’ Superclasico ‘’ .
Kontrata e gjermanit me ‘’ Aspirinat ‘’ përfundon në 30 qershorin e 2027-tës por rekordmenët e Gjermanisë besojnë se mund ta arrijnë akordin shumë shpejt.
Julian Nagelsmann po bën një punë të shkëlqyer tek Bayern Munchen por ndërhyrja në merkato është e domosdoshme për të fuqizuar çdo repart.
Bavarezët si në çdo sezon konsiderohen rivalët kryesorë për të fituar të gjithë trofetë dhe një lojtar si Florian Wirtz mund ti japë më tepër freski repartit të avancuar pasi etiketohet një ndër talentët e të ardhmes në kontinentin e vjetër por duhet të bëjnë kujdes nga ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ , skuadra që meritojnë shumë respekt , pavarësisht se të besuarit e Xavi Hernandezit pësuan një tronditje të fortë me eleminimin nga grupet e Champions Leagues , disfatë historike për katalanasit.



