Real Madridi, redukton pretendimin për Rodrygon

Real Madridi, redukton pretendimin për Rodrygon

Humbja e Real Madridit në ‘’ Anfield Road ‘’, e vlefshme për Champions Leaguen ka filluar të pasohet nga një analizë nga drejtuesit, kryesisht trainerit Xabi Alonso. 

Qartësisht tek ‘’ Galaktikët ‘’ aktualiteti nuk është ai i prituri dhe një ndër lojtarët i cili rrezikon qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është Rodrygo Goes. 

Në fakt presidenti Florentino Perez ka filluar të veprojë me seriozitet referuar kësaj teme dhe në orët e fundit e ka ulur pretendimin për sulmuesin. 

Niveli i 24 vjeçarit ka ardhur në rënie gjatë sfidave të kësaj faze të parë të sezonit dhe ky fakt nuk tolerohet tek kryeqytetasit. 

Duhet thënë se përpara një viti bosi i ‘’ Los Merengues ‘’ pretendonte rreth 90-100 milionë euro për golashënuesin por kjo shifër tashmë arrin 50-55 milionë eurot, sipas ‘ Defensa Central ‘.

 Sigurisht kjo rënie e theksuar e rendimentit lë vend për dyshime dhe tek Real Madridi besojnë se zgjidhja e duhur është largimi i Rodrygo Goes. 

Ndryshimi i skemave nga ish-i i Bayer Leverkusenit në njëfarë mënyre e ka penalizuar asin e ofensivës dhe nga ky moment tashmë po tentojnë të përfitojnë drejtuesit e Chelseat. 

Londinezët po e shqyrtojnë situatën e tij, edhe pse beson se do të jetë pjesë e gjigandëve të La Ligas dhe Europës për më gjatë. 

Deri më tani Rodrygo Goes numëron vetëm 12 sfida me ish fituesit e Champions Leagues, shumë pak për një lojtar të këtij kalibri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy