Skënderbeu ka regjistruar një tjetër barazim në miqësore. Pas ndeshjes me Dinamon të mbyllur me rezultatin 1-1, korçarët barazuan me të njëjtin rezultat, ndaj skuadrës kosovare, Malisheva. Bardhekuqtë e Gvozdenovic, kaluan të parët në avantazh me Liçon, por Malisheva barazoi rezultatin në minutat e fundit. Në sezonin e ri, Skënderbeu do të luajë në elitë, pasi siguroi ngjitjen në Superiore dhe lëvizjet në skuadër gjatë merkatos kanë qenë të shumta.



