Elbasani vazhdon me afrimet në merkato dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Klubi verdheblu, ka njoftuar një tjetër lëvizje.
Emir Azemoviç është lojtari më i ri i Elbasanit. Mbrojtësi malazez, i bashkohet skuadrës së Bordin, pas aventurave në Slloveni, Polonia dhe Serbi.
27-vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve të Benfica-s në Portugali, ndërsa ka luajtur edhe me ekipin B.



