
Pas firmosjes me Pablo Torre , Barcelona vijon të këmbungulë për të shtuar cilësinë dhe është përqëndruar në transferimin e Alberto Moleiros në ‘’ Camp Nou ‘’.
Rruga e katalanasve drejt arritjes së këtij objektivi nuk do të jetë aspak e lehtë për arsye të përfshirjes së Manchester City-t në këtë garë , ekip nga më potentët në aspektin ekonomik , kërcënim serioz për spanjollët.
Mesfushori nga Tenerife po shkëlqen me modestët e Las Palmas në Segunda Division dhe mendohet se interesi i ‘’ Blaugranëve ‘’ dhe bardhekaltërve është një shans që s’duhet humbur.
Sipas specialistëve, 19 vjeçari konsiderohet një ndër talentët e të ardhmes në kontinentin e vjetër dhe ideja e drejtuesve të Barcelonës është parakalimi i rivalëve për t’ia plotësuar dëshirën Xavi Hernandezit , kundrejt një oferte prej 10 milionë eurosh , e cila mund të shënojë rritje me kalimin e kohës .
Paraprakisht arrihet në konkluzionin se drejtuesit e ekipit nga Ishujt Kanarie mund ta konsiderojnë dhe kështu të fuqizojnë arkat pavarësisht se Alberto Moleiro shquhet për kontributin e dhënë por një skuadër si Barcelona apo Manchester City është shumë vështirë të refuzohet.



