Napoli, gjen mesfushor tek Wolves

Napoli, gjen mesfushor tek Wolves

Nën drejtimin e Antonio Contes Napoli sigurisht vijon të tregojë se mbetet një kandidat potencial për ta përsëritur sezonin e shkuar në Serinë A.

Tek ‘’ Il Partenopei ‘’ po punohet me shumë përkushtim në lidhje me pjesën më vendimtare të sezonit dhe tashmë në fokusin e trainerit nga Lecce është vënë Joao Gomes.

Sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘, drejtori sportiv i bardhekaltërve Giovanni Manna ka nisur tentativat për ta transferuar brazilianin në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, i vetëdijshëm se do të jetë mjaft e vështirë për arsye të rëndësisë në skemat e numrit një të stolit të Wolverhampton Rob Edwards. 

Flitet për një paraakord ndërmjet palëve por kanë ngelur detaje për tu finalizuar për lojtarin nga Rio de Janeiro.

 Ishi i Flamengos po zhvillon sezonin e tretë me anglezët, i shoqëruar deri më tani me 23 sfida, në një ndër ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër siç është Premier League.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy