Bruno Telushi është rikthyer në Shqipëri pas një sezoni në Azerbajxhan. Mesfushori është zyrtarizuar te skuadra e Egnatias.
Gjatë merkatos së verës, u përfol për një interesim të Vllaznisë për 30-vjeçarin, por një marrëveshje mes palëve nuk u arrit dhe tashmë ai do të vazhdojë karrierën te skuadra nga Rrogozhina.
Telushi e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe Partizanit, ndërsa me Kukësin luajti vetëm në kupat e Europës, para se të kalonte te Neftchi Baku në Azerbajxhan.



