
Pas largimit të drejtorit sportiv Marc Overmars nga ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ , tek Ajax Amsterdami kanë rënë këmbanat e alarmit edhe për Erik Ten Hag i cili rrezikon largimin .
52 vjeçari konsiderohet ndër trainerët në modë të kontinentit të vjetër dhe në derën e tij kanë trokitur ‘’ Djajtë e Kuq ‘’, skuadër që prej një kohe të gjatë vijon kërkimin për përforcimin e pankinës.
Duke patur parasysh se tentativa për Mauricio Pochettinon ka një koefiçent vështirësie më të lartë , anglezët s’kanë preferuar të qëndrojnë duarkryq por kanë hyrë fuqishëm në luftë për një trainer që është vënë në radarët e Barcelonës dhe Bayern Munchen dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë vendosur ti turbullojnë akoma më tepër ujërat .
Mungesa e titujve vijon të jetë kryefjala e shqetësimeve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues dhe Erik Ten Hag konsiderohet i duhuri për ndryshimin e historisë së ‘’ The Red Devilsave ‘’.
Pas shumë rrëshqitjeve si në Premier League ashtu edhe në Champions League , Manchester United kërkon medoemos ti rikthehet stilit të lojës së disa viteve më parë , i cili i dha shumë shpejt impaktet por gjërat janë vështirësuar dhe në ‘’ Old Trafford ‘’ priten ndryshime për të mos mbetur në prapavijë .
Me Erik Ten Hag , Manchester United sigurisht do të kishte një stil ndryshe , të cilin e praktikoi edhe tek Ajax Amsterdami, skuadër që tre sezone më parë e dërgoi deri në gjysemfinalet e Champions Leagues me një grup lojtarësh shumë simpaktikë që nuk njohën asnjë limit.
Sigurisht favoret për hollandezin do të ishin të padiskutueshëm sepse Manchester United është një kandidat potencial dhe vit pas viti aspiron për trofe të rëndësishëm dhe gjithashtu ka në dispozicion një aspekt ekonomik favorizues që mund ti shërbejë Erik Ten Hag për të bërë gati valixhet dhe të udhëtojë drejt Premier Leagues .



