Xhixho: Beji ka probleme me klubin e Bylis, me Partizanin mund të mbyllej edhe barazim

Xhixho: Beji ka probleme me klubin e Bylis, me Partizanin mund të mbyllej edhe barazim

Gazetari Pano Xhixho, duke iu referuar mungesës së Antoni Beji ndaj Partizanit, tha se sulmuesi ka probleme me klubin e Bylis.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke iu referuar ndeshjes, Xhixho u shpreh se ndeshja mund të mbyllej edhe barazim.

Mund të vesh re, një lloj qëndrueshmërie, te Partizani. Kishin mungesën e Hotit, për shkak dëmtimi. Qëndrueshmëria në lojë e Partizanit, është e dukshme. Ishte një ndeshje, që mund të dilte në barazim. Bylisi kishte rastet e veta për të shënuar. Kjo është një nga fushat dhe një nga skuadrat më të vështira të kampionatit.

Këto janë 3 pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit. Bylisi ka një nga sulmuesit më të mirë, si Antoni Beji dhe mungesa e tij është e rëndësishme. Sipas informacioneve që kam, ka probleme kontraktuale me klubin. Nëse ndeshja mbyllej barazim, asnjëra skuadër nuk do vidhte asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy