Ramadani: Ndaj Polonisë për rezultat pozitiv, Silvinjo krijon atmosferë pozitive

Ramadani: Ndaj Polonisë për rezultat pozitiv, Silvinjo krijon atmosferë pozitive

Mesfushori Ylber Ramadani, foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria do të luajë me Poloninë.

Ramadani deklaroi se skuadra do të shkojë në Varshavë për një rezultat pozitiv. Në lidhje me aktivizimin, ai tha se do të punojë shumë, por është trajneri ai që vendos.

Në lidhje me trajnerin e ri, futbollisti deklaroi se Silvinjo krijon atmosferë pozitive në stërvitje.  

Do të shkojmë në Poloni dhe t’i qasemi ndeshjes nga fillimi me shumë seriozitet dhe duhet të bëjmë maksimumin që të dalim nga Varshava me rezultat pozitiv.

Secili trajner ka idetë e veta dhe punën e tij. Deri tani, trajneri Silvinjo është treguar shumë pozitiv dhe na ka dhënë shumë përkrahje. Krijon shumë atmosferë kur stërvitet me ne dhe kjo është shumë gjë pozitive me ne.

Do të bëj maksimumin dhe do stërvitem. Por është trajneri ai i cili e vendos se kush luan, ne duhet të përkrahim njëri-tjetrin.

Ekipi është shumë i mirë, grupi është shumë i mirë, por duhet të marrim më shumë vetëbesim dhe përgjegjësi secili dhe besoj se ky do të jetë suksesi për të ardhmen.

Duhet të provojmë më shumë portën, të bëjmë më shumë goditje në portë për të arritur te goli.

Kur të pyet trajneri nëse e mbulon dot një pozicion në fushë, duhet ta bësh, dhe nuk e kam problem pozicionin në fushë.

Duhet të merremi me detajet e vogla, dhe duhet të jemi të përqendruar në ato detaje sepse kështu e pësuam edhe në ndeshjen e fundit. Të jemi të përqendruar nga minuta e parë deri tek e fundit. Do të bëj maksimumin për Kombëtaren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy