
Në kohët e fundit është përfolur shumë për një kalim të mundshëm të Alvaro Moratas në Serinë A dhe insistimi i ekipeve me emër e përforcon këtë ide. Pas tërheqjes së Juventusit në lidhje me blerjen e kartonit të madrilenit, Milan dhe Roma do të tentojnë të përfitojnë dhe të shtojnë cilësinë në metrat e fundit me transferimin e kryeqytetasit. Në të kaluarën 30 vjeçari mbrojti ngjyrat e Juventusit në dy etapa të ndryshme dhe tashmë e ardhmja e tij varet nga fakti se si do të avancojnë negociatat e drejtuesve të ekipeve respektivë me Atletico Madridin. Sigurisht një kalim në Itali do të ishte tjetër fillim në karrierën e Alvaro Moratas, një sulmues cilësor , shumë i rrezikshëm për rivalët. Transferimi i mundshëm në ‘’ San Siro ‘’ apo ‘’ Olimpico ‘’ do të ishte gjithashtu një shans për fitimin e titujve , pasi siç dihet në vitet e fundit Milani dhe Roma kanë patur sukses , respektivisht në Itali dhe gjithashtu në Conference League , fakt i cili mund ta bindë për të vendosur për tu rikthyer në një kampionat që e njeh shumë mirë .



