
Pas ulje-ngritjeve të kohëve të fundit, Paulo Dybala e ka rikuperuar terrenin e humbur.
Argjentinasi është rikthyer në versionin e tij më të mirë falë besimit të trainerit Claudio Ranieri, i cili synon ta dërgojë skuadrën e zemrës tek titujt.
Drejtuesit tashmë kanë filluar të punojnë për të siguruar qëndrimin në ‘’ Olimpico ‘’ të golashënuesit nga Kordoba, një rrezik për çdo rival.
Megjithatë, s’përjashtohen ofertat tunduese në adresë të tij gjatë merkatos së verës, por kryeqytetasit janë të bindur se mund ta arrijnë objektivin e vënë.
Bisedimet ndërmjet palëve deri më tani janë në rrugën e duhur dhe nëse nuk do të ketë ndonjë prapakohë gjatë saj, 31 vjeçari do të vijojë ta mbajë veshur fanellën e ish kampionëve të Conference Leagues.
8 gola dhe 4 asiste në 32 sfida janë statistikat e deritanishme me këtë skuadër, e cila është vetëm 4 pikë larg Europës pas 27 sfidave.



