Drita shkëlqen në derbi, mposht Gjilanin me katër gola

Drita shkëlqen në derbi, mposht Gjilanin me katër gola

U luajtën këtë të mërkurë, dy ndeshje në Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 7-të.

Drita ka shkëlqyer në derbi ndaj Gjilanit, teksa ka arritur të triumfojë me shifrat e thella 4-1. Skuadra e Nuhiut, u shfaqë dominuese, teksa e mbylli pjesën e parë në avantazhin e tre golave, pasi shënuan Baftiu dhe dy herë Simonovski. Ky i fundit gjeti golin edhe në pjesën e dytë, duke kompletuar tripletën. Golin e vetëm për Gjilanin e shënoi Zabergja.

Drita kryeson me 14 pikë, teksa ka 4 fitore e 2 humbje dhe një ndeshje më pak, ndërsa Gjilani bie në pozitën e dytë me 14 pikë, me 4 fitore, 2 barazime e 1 humbje.

Në sfidën tjetër, Prishtina triumfoi 4-2 ndaj Malishevës, në një sfidë ku kryeqytetasit i shënuan të gjithë golat në pjesën e parë. Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Malisheva mbetet në vendin pestë me 7 pikë.

RENDITJA: 

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy