
Pas shpalljes kampion në Serie A, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka hedhur një ide interesante.
Në një deklaratë të dhënë së fundmi, De Laurentiis, u shpreh se kampionatet sipas tij duhet të fillojnë më 1 prill dhe të luhen deri në tetor, më pas lojtarët të marrin 5 muaj pushim për rikuperim.
Sipas tij, Italia ka probleme me stadiumet, ndërsa shtroi pyetjes se pse duhet që të luhet në dimër, në borë dhe shi një ndeshje.
Në Itali kemi një problem të madh me stadiumet. Përveç disa përjashtimeve të rralla, shumica e stadiumeve janë të vjetra. Ka pista atletike dhe ndeshjet shihen keq. A duam të sjellim familje në stadiume në këto kushte?!
A duam të sigurohemi që njerëzit të mund të qëndrojnë në stadium gjatë gjithë ditës për t’u argëtuar dhe për të ngrënë? Kam edhe një pyetje tjetër: përse duhet të luajmë në dimër me dëborë, shi dhe breshër?!
Kaq e pamundur është t’i nisim kampionatet më 1 prill?! Nuk është shaka e 1 prillit, është domosdoshmëri. Brenda 7 muajve deri në muajin tetor, mund të luhen kampionatet dhe turnetë europiane.
Futbollistët do të kenë mundësi të pushojnë për 5 muaj: nga nëntori deri në mars. Periudhë gjatë së cilës mund të luajnë skuadrat kombëtare.
Nëse unë kam lojtarë afrikanë në skuadër, pse duhet të privohem prej tyre për Kupën e Afrikës në janar?



